Presidenti falenderon ambasadoren Marija Kapitanoviq

Presidenti falenderon ambasadoren Marija Kapitanoviq

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin.

“U jam mirënjohës për bashkëpunimin, me të gjitha institucionet e Kosovës. Gjatë mandatit tuaj ne kemi konfirmuar edhe një herë partneritetin strategjik në mes dy vendeve tona”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, Ambasadorja Kapitanoviq u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka marrë nga institucionet e shtetit, por edhe nga tërë shoqëria kosovare.

Thaçi në fund falënderoi për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës nё tё gjitha fushat, sidomos nё arenën ndërkombëtare dhe në BE./21Media