Thaçi ndan urdhrin “Hero i Kosovës”për Shaban Polluzhën

Thaçi: Shaban Polluzha ishte frymëzues për shumë breza në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese, Presidenti i Republikës së Kosovës sot ndau urdhrin “Hero i Kosovës” për komandantin Shaban Polluzha.

Në në Akademinë Përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij, Presidenti Thaçi tha se Kosova dhe Drenica përjetuan terrorin dhe krimet më të tmerrshme të diktaturës komuniste në dimrin e vitit 1944-1945.

“Një burrë Drenice, në moshën 74 vjeçare, kishte vendosur që ta ndajë fatin dhe udhëheq popullin e pambrojtur. Me paramendim dhe me strategji të qartë antishqiptare, kreu politik e ushtarak i Jugosllavisë me gjithë aparatin shtetëror filloi zbatimin e likuidimit të çdo atdhetari që kundërshtonte Jugosllavinë. Mijëra shtëpi u dogjën, mijëra civilë të pa armatosur u vranë dhe u masakruan. Më 8 shkurt 1945, kreu jugosllav e futi Kosovën nën masat e administrimit ushtarak, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha ndër tjerash presidenti Thaçi.

Shaban Polluzha lindi në Polluzhë të Drenasit më 1871. Mbiemrin e mori sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fisit Kastrati. U rrit dhe u edukua në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Ishte edhe kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë. Shaban Polluzha ra heroikisht më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Tërstenik, kundër divizioneve të shumta ushtarake jugosllave të cilat vrisnin dhe plaçkitnin popullsinë civile./21Media

Back to top button