Franca i jep titullin e lartë Kadaresë, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

Franca i jep titullin e lartë Kadaresë, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar si vlerësim të lartë ndërkombëtar nderimin që Franca i ka bërë shkrimtarit Ismail Kadare duke i dhënë titullin “Oficer i Madh i Legjionit”.

“Nderimi i shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit” nga Presidenti francez Emmanuel Macron është vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave shqipe, që me vite është pretendent për Çmimin Nobel për letërsi. Shkrimtarit Ismail Kadare, që me dinjitet e përfaqëson letërsinë shqipe në rang botëror, i shprehim urimet më të sinqerta, ndërsa Presidentit Macron falënderim dhe konsideratë të veçantë.“, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është vlerësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Themeluar nga Napoleon Bonaparte në vitin 1802, Legjioni i Nderit është titulli më i lartë dhe ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka quajtur vlerësimin e shkrimtarit Kadare si fillim i mbarë në këtë ditë të parë të 2020 për afirmimin e merituar evropian të popullit shqiptar./21Media