Thaçi në Bruksel, nis takimin me Mogherinin

 Thaçi filloi takimin bilateral me shefen e diplomacisë europaine

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka arritur në ndërtesën e Shërbimit europain për Politikë të jashtme pak para orës 9:30, transmeton Koha.net.

Siç njofton novostioline, Thaçi filloi takimin bilateral me shefen e diplomacisë europaine Federica Mogherini.

Në Bruksel pritet edhe shkuarja e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Takimi trepalësh joformal Mogherini – Thaçi – Vuçiqi është dashur të fillojë në orën 10:00.

Në rendin e ditës janë diskutime mbi vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe situata e përgjithshme në rajon.

Back to top button