Thaçi: Në Davos do të shpreh synimet e Kosovës

Thaçi lajmërohet nga Davosi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot së në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit do të shpreh synimet e kosovës për stabilitet ekonomik dhe perspektivë evropiane.

“Në Davos të Zvicrës, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor. Në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit do të shprehë edhe një herë synimet e Republikës së Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe për një fqinjësi të mirë në mes të të gjitha vendeve të rajonit tonë.”, shkroi Thaçi në Facebook.

I pari i Kosovës do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Po ashtu, Thaçi do të marrë pjesë edhe në darken zyrtare të shtruar nga organizatorët e Forumit Botëror Ekonomik për udhëheqësit e shteteve në Davos./21Media

Back to top button