Thaçi uron Kadaren

Thaçi uron Kadaren

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, ka fituar çmimin ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsi.

Me këtë rast, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar Kadaren për çmimin.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, ai tha se puna e tij ka frymëzuar një komb të tërë, por gjurmët e mesazhit të tij njerëzore janë globale.

Urime për të dashurin tonë Ismail Kadare. Ne jemi krenarë për të”, shkroi tutje presidenti.

Faqja zyrtare e “Neustadt Prize” i ka kushtuar Kadares një shkrim për veprimtarin e tij.

Sipas tyre, Kadare është një kampion i demokracisë ndërkombëtare dhe në 1990 kaloi në azil politik në Francë.

Ndryshe, çmimi “Neustadt” është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë./21Media