Presidenti në Tiranë do të flasë për rolin e fesë

Presidenti në Tiranë do të flasë për rolin e fesë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot po merr pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.

Sipas një njoftimi për media nga zyra e Presidencës, Thaçi në panelin hyrës do të flasë për rolin e fesë në ndërtimin e paqes në Kosovë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë udhëheqës të shteteve të rajonit dhe udhëheqës të bashkësive fetare nga e tërë bota./21Media