Thaçi në Mynih: Këtë vit marrëveshja Kosovë-Serbi

Ai ka paralajmëruar edhe fjalimin e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po merr pjesë në Konferenca e Sigurisë në Mynih, ka theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet brenda këtij vitit.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij “Facebook” se diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese.

Thaçi ka paralajmëruar se në fjalimin e tij pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare. Një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perëndimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon. Diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Edhe në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar i pari i Kosovës.

Konferenca e Sigurisë që po zhvillohet në Mynih, është një nga më të rëndësishmet dhe më të mëdhatë në botë, në konferencat e kësaj natyre. Në këtë konferencë shpaloset raporti i ashtuquajtur “Raport i Sigurisë së Munichen”, që flet në 100 faqe për temat dhe rëndësinë e tyre para këshillimeve për gjendjen në të cilën gjendet bota./21Media

Back to top button