Albright po qëndron në Kosovë

Albright po qëndron në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim ish-sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright. Albright po qëndron në Kosovë për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit nga forcat pushtuese serbe. Pas takimit, Thaçi dhe Albright do të deklarohen për media.

Sot nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Më pas, nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright. Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton./21Media