Thaçi tha se ka të arrestuar nga disa nacionalitete

Thaçi tha se ka të arrestuar nga disa nacionalitete

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi foli sot rreth aksionit të gjerë të policisë kundër krimit të organizuar. Thaçi deklaroi se gjatë këtij aksioni është arrestuar edhe një shtetas rus.

“Është një aksion i ndërmarrë në një hapësirë të gjerë në tërë Kosovën. Ka të arrestuar nga disa nacionalitete. Është arrestuar edhe një rus, është kamufluar në petkun e diplomatit për të penguar aksionin e Policisë së Kosovës”, tha ai.

Po ashtu, Thaçi komentoi deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për mobilizim të ushtrisë. Thaçi tha se ato janë deklarata populiste dhe nuk përbëjnë kërcënim serioz për vendin.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se operacioni policor, i cili po shtrihet në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar./21Media