Thaçi flet para mediave pak para takimit

Thaçi flet para mediave pak para takimit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi para takimit me homolgun e tij serb Aleksandër Vuçiq tha se do të bëjnë përpjekjet maksimale për që të përafrohen qëndrimet në interesin e arritjes së marrëveshjes.

Ai po ashtu ripotencoi se nuk do të jetë e lehtë dhe se do të ketë pengesa që të arrihet kjo marrëveshje.

“Sonte jemi këtu për të zhvilluar takimin e radhës për procesin final të mundësisë për arritjen e marrëveshjes mes te shtetit te Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje ligjërisht obliguese për njëra-tjetrën në rrafshin ndërkombëtar. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. E di se nuk është e lehtë, përundrazi ka veshtërsi, ka pengesa, ka ballafaqime. Por arritja e marrëveshjes është mundësia më e mirë për lëvizur përpara drejt prespektivës  evropiane të të dy vendeve dhe popujve tanë. Prandaj do të bëjmë të gjitha përpjekje maksimale që të përafrojmë qendrimet në interesin e  arritjes se marrveshjes. Kjo është një mundësi e radhës e organizuar dhe udhehequr nga zonja Federica Mogherini, nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e plotë të Shteteve të bashkura të  Amerikës, prandja edhe synimi i Kosovës që të ndërtojë fqinjësi të mirë me të gjitha vendet në kuadër të kësaj edhe me Serbinë në mënyrë që të lëvizim drejt Natos, BE dhe të hapim perspektivën globale për shtetin e Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

 

Ky takim po mbahet në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve./21Media