Thaçi: Vdekja e parakohshme e Kujtim Paçakut është humbje për familjen, miqtë dhe komunitetin e tij

Thaçi: Vdekja e parakohshme e Kujtim Paçakut është humbje për familjen, miqtë dhe komunitetin e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Paçaku për vdekjen e ish-deputetit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, intelektualit dhe poetit të komunitetit rom, Kujtim Paçaku”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti ka thënë se vdekja e parakohshme e Kujtim Paçakut është humbje për familjen, miqtë dhe komunitetin e tij, të cilin e përfaqësoi denjësisht.

Ndryshe Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka vdekur sot në moshën 59 vjeçare. Në legjislaturën e kaluar, Paçaku ka qenë deputet nga Partia e Re e Romëve të Kosovës (KNRP)./21Media

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës