Thaçi ngushëllon për vdekjen e Agim Kikajt

Presidenti i Kosovës ka ngushëlluar familjen e Agim Kikës

Presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolgëve në LDK për vdekjen e ish-aktivistit të tyre, Agim Kika.

“U shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës për vdekjen e ish deputetit, Agim Kikaj”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe Agim Kika ka vdekur mbrëmë. Kikaj ka lindur më 10 shkurt 1963, dhe kishte të përfunduar Fakultetin Juridik dhe atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe./21Media

Back to top button