Thaçi ngushëllon për vdekjen e Dellovës

Dellova ishte asambleist në Kuvendin Komunal të Rahovecit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së veprimtarit Kadri Dellova.

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e veprimtarit të shquar Kadri Dellova, asambleist në Kuvendin Komunal të Rahovecit. Familjes Dellova dhe kolegëve të tij u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi në llogarinë “Facebook”.

Dellova ndërroi jetë gjatë ditës së hënë, ndërsa sot do të bëhet varrimi i tij./21Media

Back to top button