Vdes kryetari i Tutinit, Shemsudin Kuçeviq

Vdes kryetari i Tutinit, Shemsudin Kuçeviq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar për vdekjen e kryetarit të komunës së Tutinit në Sanxhak, Shemsudin Kuçeviq. Ai me këtë rast, i ka shprehë ngushëllimet e tij për familjarët dhe miqtë e Kuçeviq.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të kryetarit të komunës së Tutinit, z. Shemsudin Kuçeviq. Në emrin tim dhe të Presidencës së Kosovës familjes Kuçeviq, strukturave komunale të Tutinit dhe gjithë miqve të tij ju shpreh ngushëllimet më të thella”, thuhet në postimin e Thaçit në Facebook./21Media