Gazmend Sinani humbi jetën në një aksident rrugor, ngushojnë kreret e shtetit

Gazmend Sinani humbi jetën në një aksident rrugor, ngushojnë kreret e shtetit

Pas vdekjes tragjike të basketbollistit të përfaqësuses së Kosovës, Gazmend Sinanit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar të afërmit e viktimës. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të përfaqësueses sonë”, ka shkruar Thaçi në një postim në llogarinë e tij zyrtare “Facebook”.

Edhe kryparlamentari, Kadri Veseli shprehu mërzinë për humbjen e basketbollistit Sinani.  “Më pikëlloi lajmi për vdekjen e basketbollistit të përfaqësueses sonë, Gazmend Sinani. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv në Kosovë.”, ka shkruar Veseli.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimës.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të basketbollistit”

Përfaqësues i Kosovës në basketboll, Gazmend Sinani ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Gjakovë.

Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja. Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli. Sinani ishte anëtar i kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA./21Media

 

Policia jep detaje rreth aksidentit nga i cili vdiq baskebollisti Gazmend Sinani

Vdiq në një aksident basketbollisti Gazmend Sinani