Solidarizohet me familjet e viktimave të tërmetit

Solidarizohet me familjet e viktimave të tërmetit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u solidarizuar me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri, sot është nisur për në Durrës.

Po ashtu,  Thaçi do t’i vizitojë edhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po marrin pjesë në operacionin humanitar në përkrahje të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për sanimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti.

Presidenti i Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, që në këto momente të vështira të solidarizohen me njëri-tjetrin për ta tejkaluar fatkeqësinë dhe dhimbjen së bashku.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 26 persona në Shqipëri nga ky tërmet./21Media