Thaçi niset për në SHBA

Do të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, sot po udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’. Para nisjes për në SHBA, Thaçi është takuar me kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinaj, me të cilin ka diskutuar për agjendën shtetërore.

‘Lutja e Mëngjesit’ mbledh liderë të shumtë botërorë, ndërkaq nga Kosova përveç Thaçit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

“Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe pe rsonalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës./21Media

Back to top button