Thaçi: Nuk jam i ftuar nga Dhomat e Specializuara

Thaçi thotë se nëse do të ftohej do t’i përgjigjej ftesës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk është i ftuar nga Gjykata Speciale. Ai këto deklarata i ka bërë në Facebook, ku ka përgenështuar një medium serb.

“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. “, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe deri më tani të ftuar nga gjykata Speciale kanë qenë, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku e të tjerë./21Media

Back to top button