Thaçi optimist për liberalizimin pasi Kroacia mori kryesimin e BE-së

Thaçi uron Kroacinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Kroacinë për marrjen e kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së.

Thaçi tha se Zagrebi është zëri i Ballkanit në Bruksel, prandaj duhet mirëpritur këta gjashtë muaj të ardhshëm.

Sipas tij, Kosova pret të përmirësohet padrejtësia që po bëhet lidhur me regjimin për viza.

Zotimi i Kroacisë për të organizuar Samitin e Zagrebit në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është një mundësi tjetër për të konfirmuar përkushtimin e tërë rajonit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Si Kosovë presim që edhe më zëshëm të kërkohet të përmirësohet padrejtësia që po na bëhet, duke mos marrë vendimin e merituar për heqjen e regjimit të vizave”, shkroi Thaçi në Facebook.

Tutje presidenti theksoi se marrëdhënia me BE-në duhet të ndërtohet mbi besim dhe respekt të ndërsjellë. Thaçi pret që ky të jenë mesazhi i Kroacisë për BE-në në këta muaj të kryesimit të Këshillit./21Media

Back to top button