Demarkacioni jashtë agjendës edhe në seancën e javës së ardhshme

Demarkacioni jashtë agjendës edhe në seancën e javës së ardhshme

Ende vazhdon të mos dihet data e saktë se kur do të riprocedohet në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Kryesia vendosi që këtë javë të mos ketë senacë ndërsa nuk ka paraparë që në rend dite të jetë kjo pikë as në vazhdimin e senacës për të marten e ardhshme. Në koalicionin qeverisës nuk e fshehin faktin se deputetët që po e kundërshtojnë nuk kanë ndryshuar qasje, ndërsa, presidenti, Hashim Thaçi është optimist se kjo marrëveshje do të kalojë sepse siç tha koalicioni i ka numrat./21Media