Hapet Panairi i Librit “Prishtina 2018”

Hapet Panairi i Librit “Prishtina 2018”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur hapjen e panairit të sivjetme të librit “Prishtina 2018”.

“Panairi i Librit “Prishtina 2018”, i cili u hap sot, është një ngjarje e rëndësishme kulturore dhe mundësi e bashkimit të shtëpive botuese, shkrimtarëve dhe lexuesve. Prandaj, sot kur janë shumëfishuar mundësitë e botimit dhe ato të leximit, institucionet dhe shoqëria jonë duhet t’i shtojnë përpjekjet inkurajuese për ngritjen e nivelit të leximit”, ka thënë Thaçi .

Ai ka thënë se panairi përkon me jubile të rëndësishme këtë vit. “Panairi i Librit sivjet është jubilar dhe shumë më i veçantë, sepse përkon edhe me shumë jubile të rëndësishme, siç janë dhjetëvjetori i pavarësisë së Kosovës dhe 550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.”, ka thënë Thaçi.

Hapet Panairi i Librit “Prishtina 2018”