Thaçi para takimit në Këshillin e Sigurimit: Fokusi ynë tani është dialogu dhe ulësja në OKB

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë sot për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili do të marrë pjesë të sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e ku do të flitet për transformimin e FSK-së në ushtri, tha se kjo forcë nuk duhet të frikësojë askënd.

“Do të marr pjesë në një takim urgjent të thirrur për Kosovën. E vërteta duhet të thuhet, transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës nuk është një arsye për t’u frikësuar, por për të festuar. Përkushtimi i Kosovës është të kemi institucioneve multietnike. Fokusi ynë është tani në dialog dhe për ulësen e Kosovë në OKB”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

I pari i Kosovës dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq pritet të flasin në seancë, e cila do të jetë e hapur për media sonte nga ora 21:00./21Media

Back to top button