Thaçi: Ishte domosdoshmëri edhe angazhimi ynë për liberalizimin e vizave

Thaçi: Ishte domosdoshmëri edhe angazhimi ynë për liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili e përfaqësoi Kosovën në Samitin e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë ka thënë se Kosova vlerësohet për reformat që ka bërë dhe po ashtu vlerësohet edhe për fqinjësinë e mirë që ka ndërtuar me të gjitha vendet.

“Është për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës që merr pjesë në një Samit të tillë të Bashkimit Evropian, ku prezent ishin të gjithë liderët e Bashkimit Evropian me një mbështetje të fuqishme për zgjerim në të ardhmen edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova vlerësohet për reformat që ka bërë, vlerësohet për fqinjësinë e mirë që ka ndërtuar me të gjitha vendet”, ka thënë Thaçi pas përfundimit të punimeve të Samitit.

Thaçi po ashtu ka thënë se në Samit është përshëndetur edhe mundësia e hapjes së dialogut të ri mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe pajtim si parakusht për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

“Gjithashtu ishte domosdoshmëri edhe angazhimi ynë për liberalizimin e vizave që të ndodhë sa më shpejt për Kosovën, pasiqë Kosova veç ka implementuar në tërësi të gjitha 95 kriteret e nevojshme. Mund të them lirisht se është një kapitull i ri për Kosovën, për konsolidimin e shtetit tonë, fuqizimin e subjektivitetit, por edhe për identitetin dhe rrugëtimin tonë evropian”, ka thënë Thaçi./21Media

Thaçi u kërkon liderëve evropianë trajtim të barabartë për Kosovën dhe liberalizim të vizave