Johnson dhe Murphy  po qëndrojnë në Kosovë

Johnson dhe Murphy  po qëndrojnë në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy të cilët po qëndrojnë në Kosovë. Pas këtij takimi Thaçi ka thënë se partneriteti me SHBA-në mbetet vendimtar për Kosovën.

Sot zhvillova një takim përmbajtjesor me miqtë e Kosovës, senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët. Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB.”,  ka shkruar Thaçi në Facebook.

Gjatë ditës, Kosovën e kanë vizituar dy senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy. Arsyeja e kësaj vizite ishte procesi i dialogut Kosovë Serbi . Ata kanë thënë se për të pasur zhvillim ekonomik dhe politik të dyja vendet duhet të arrijnë sa më shpejtë marrëveshjen përfundimtare, duke përfshirë këtu edhe vendime të vështira./21Media