Përfundoi takimi Thaçi -Vuçiq

Përfundoi takimi Thaçi -Vuçiq

Ka përfunduar takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq por pa ndonjë marrëveshje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe këtë takim e cilësoi si të vështirë. Ai t tha se do të mbetet sfidë jo e lehtë për Kosovën që të ballafaqohet me palën serbe

“Është mundësi e vogël për marrëveshje, por duhet të vazhdojmë. Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe delegacioni serb. Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga delegacioni Serbisë dhe Aleksandar Vuçiq, ndërsa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejte për arritjen e marrëveshje të balancuar, që do të nënkuptonte njohjen reciproke, dhe anëtarësim e Kosovës në OKB, gjithashtu me mundësi reale edhe të zëvendësimit të Rezolutës 1244. Kështu që janë gjerë të ndjeshme dhe të mëdha, këto që kemi para nesh në ditët dhe javët e ardhshme. Andaj unë mbes me shpresë se me një përfaqësim, bazë edhe më të gjerë politike, Kosova siç ja ka dalë edhe më herët do të ia dalë edhe kësaj radh”, tha ai.

Ndërsa në një komunikatë për media të Federica Mogherinit, thuhet se Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që ka dialogu me normalizimin e raporteve ndërmjet tyre dhe perspektivës konkrete të aspiratave të tyre evropiane.

Po ashtu në diskutimet e saj me dy presidentët Federica Mogerini theksoi nevojën që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit.

Kurse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk ka dialog me Kosovën përderisa nuk tërhiqet taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës prej 10 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina./21Media