29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Sot bëhen 29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila fuqizonte ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut.

Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar të gjithë delegatët që në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar.

“Para 29 viteve delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve shumicë. Sot, me konsideratë të lartë kujtojmë të gjithë delegatët që në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar dhe artikuluan aspiratën tonë kombëtare dhe politike për liri dhe pavarësi”, ka shkruar ai në llogarinë e tij “Facebook”.

7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të çmuara të Kosovës./21Media