“Spanja nuk është Serbi..."

“Spanja nuk është Serbi…”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Spanjës “EFE”, e cila ka ndikim të madhe edhe në Amerikën Latine ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Spanja.

E ftoj Spanjën që të na njohë, meqë ky do të ishte vendim i drejtë. Rasti i Kosovës është i veçantë. Në Kosovë ka pasur spastrim etnik dhe gjenocid nga ana e sundimit të Sllobodan Millosheviqit”, kujton ai.

Sipas tij, Kosova ka luftuar për ekzistencë, derisa ndërhyrja e NATO-s ishte një ndërhyrje humanitare për të mbrojtur civilët.

Spanja nuk është Serbi, nuk është e qeverisur nga Sllobodan Millosheviçi, e as Katalunja nuk është Kosova”, ka theksuar Thaçi në këtë intervistë, e cila është transmetuar në shumë media të Amerikës Latine.

Sipas EFE-s, për vite të tëra, regjimi i Millosheviqit aplikoi politika represive kundër shumicës shqiptare të Kosovës.

Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, proces, i cili nuk duhet të kushtëzohet nga Serbia.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa kushte nga ana e Serbisë, sepse një dialog ka vërtet kuptim kur nuk është i kushtëzuar”, thotë Thaçi.

Thaçi, sipas EFE iu referohet tarifave 100% të vendosura disa muaj më parë nga Prishtina për produktet serbe, në përgjigje të veprimeve nga Beogradi për të penguar integrimin e mëtejshëm të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është Interpoli.

Tarifat janë një vendim i një shteti sovran, janë të drejta, të ligjshme, nuk do të hiqen dhe duhet të respektohen”, thotë Thaçi, duke i bërë thirrje BE-së që të “veprojë në një mënyrë të unifikuar dhe të koordinuar me SHBA-në për të përfunduar procesin këtë vit “./21Media