Thaçi për RTV21: Ushtria e Kosovës është realitet, kthim prapa nuk ka

Presidenti foli për ushtrinë, dialogun me Serbinë dhe korrigjimin e kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB, në një intervistë dhënë për RTV21, tha se qëndrimi i tetë shteteve të BE-së me një deklaratë të përbashkët duke respektuar dhe konfirmuar të drejtën e Kosovës për formimin e Ushtrisë sipas tij ishte mesazhi më i mirë para fillimit të takimit në KS. Pasi që siç tha Thaçi shumica e vendeve të BE-së janë në mbështetje të plotë të sovranitetit të Kosovës.

“Ushtria e Kosovës është realitet, kthim prapa nuk ka”, u shpreh Thaçi.

I pari i vendit, Hashim Thaçi në këtë intervistë foli edhe për dialogun duke thënë se dialogu nuk ka alternativë. “Pavarësisht prej dallimeve politke që i kemi. Do të vazhdojmë dialogun në Bruksel me arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse pra, me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh ai duke përmendur si vendim pozitiv, miratimin e rezolutës pë dialog me Serbinë.

Thaçi foli edhe për kufijtë, duke ritheksuar se nuk do të ketë kufi në baza etnike, nuk do të ketë shkëmbim popullatash. Por ai tha se do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse. Do të diskutohen të gjitha çështjet e hapura dhe natyrisht pritet njohja reciproke pastaj edhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, tha presidenti Thaçi.

Mbrëmë u mbajt mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku u diskutua për themelimin e ushtrisë së Kosovës./21Media

Back to top button