Presidenti kujton ish-rektorin

Presidenti kujton ish-rektorin

Sot nga ora 12:00 do të mbahet orë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-rektorit të UP-së, Prof. Dr. Ejup Statovci.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook” e ka kujtuar ish-rektorin Statovci, duke thënë se kreu detyrat e tij në kohët më të vështira.

“Para njëzet viteve u nda nga jeta rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ejup Statovci. Me konsideratën më të lartë e kujtoj rektorin Statovci si profesor, pedagog dhe drejtues i Universitetit të Prishtinës në kohët më të vështira të mbijetesës sonë kombëtare dhe politike në fund të shekullit njëzet. Kujtimi për të është i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi.

Prof. dr. Ejup Statovci ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik dhe rektor i Universitetit të Prishtinës prej vitit 1991 deri më 1997./21Media