Thaçi për sulmin ndaj Hotit: Është i papranueshëm

Thaçi dënon sulmin ndaj Hotit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se ky veprim është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokraci.

“ Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme.”, ka shkruar ndër tjerash Thaçi në Facebook.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se këto veprime nuk mund ta shqetësojnë qeverinë./21Media

Back to top button