Thaçi e nis ditën me një çaj sipas traditës japoneze

Thaçi e nis ditën me një çaj sipas traditës japoneze

Siç dihet japonezët i qerasnin gjithnjë miqtë dhe vizitorët me sasi të mëdha çaji. E këtë nder e pati edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron për vizitë në Japoni. Edhe pse ai sot e ka nisur ditën me përgatitjen e çajit sipas traditave japoneze.

Pirja e çajit në Japoni kryhet gjithë elegancë. Ceremonia e çajit organizohej fillimisht nga elita, por tani nga të gjithë. Por përtej një përvojë të përkryer estetike, ceremonia e çajit konsiderohet si  diçka më e çmuar akoma: një moment qetësie, kur çdo gjë ngadalësohet dhe i vetmi përqëndrim është shija e hidhur e çajit jeshil në gjuhë.

Kultura japoneze njihet për ritualin e servirjes së çajit, e cili është një ceremoni e stërholluar, e njohur me emrin “chado”. Ceremonia e plotë zgjat katër orë dhe përfshin një vakt të lehtë, të ndjekur nga servirja e “koicha”-s (çajit të përqendruar) dhe “usucha”-s (çaj më i holluar), të cilët përgatiten nga një pluhur i hollë çaji jeshil që quhet “matcha”, përzier me ujë të nxehtë në përpjestimet respektive.

E përshtypje mbrëslënëse nga kultura japoneze mori edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kultura e përgatitjes së çajit në Japoni është unike në botë. Një ceremoni të përgatitjes së çajit, sipas traditës, e udhëhoqa edhe vetë, në nderim të mikëpritjes dhe shijimit të natyrës.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti i Thaçi ka udhëtuar të dielën për në Japoni, qëllimi i kësaj vizite kremtimi i 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë. Ai po ashtu po zhvillon takime me udhëheqësit e shtetit japonez./21Media

Kultura e përgatitjes së çajit në Japoni është unike në botë. Një ceremoni të përgatitjes së çajit, sipas traditës, e…

Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 10. September 2019