"Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tyre!"

“Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tyre!”

Sot  janë bërë 22 vjet nga rënia e tre dëshmorëve, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka përkujtuar tre strategët, duke e vlerësuar lart kontributin e tyre.

“Heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar në historinë tonë të re. Ata janë ndër komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur kishin hasur në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre kishin rënë heroikisht në luftë.

Gjatë ditës së sotme do të mbahet akademi përkujtimore në Prishtinë kushtuar tre dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha./21Media