Thaçi pjesëmarrës në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit

I pari i vendit udhëton për në Zvicër

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidencës, bëhet e ditur se nesër do të jetë pjesëmarrës në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe gjatë ditës do të ketë takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.

I pari i Kosovës do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

Po ashtu, Thaçi do të marrë pjesë edhe në darken zyrtare të shtruar nga organizatorët e Forumit Botëror Ekonomik për udhëheqësit e shteteve në Davos./21Media

Back to top button