Thaçi: Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në, vlera të Rugovës

Thaçi përkujton Rugovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar Presidentin historik, Ibrahim Rugovën në përvjetorin e 14-të të vdekjes së tij.

Thaçi ka thënë se politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në janë ndër vlerat që i ka lënë Rugova pas.

“Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti historik, Ibrahim Rugova ka vdekur me 21 janar të vitit 2006. Ai është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake./21Media

Back to top button