"Taksa ka qenë vendim i drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi"

“Taksa ka qenë vendim i drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media pas kthimit nga Berlini ku mori pjesë në Samitin e Berlinit, që ishte organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti Thaçi tha që Kosova në Samitin e Berlinit ka dalë shumë mirë, pasi që pozicioni ka qenë shumë i qartë.

Ajo që mund të them për shtetin e Kosovës dhe për përfaqësimin, mendoj dhe vlerësoj që Kosova ka dalur mirë, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë.”, tha ai.

Falënderoj Merkelin dhe Macronin, sa i përket vendosmërisë për liberalizimin. Mendoj që do të kemi reflektim dhe sinjalet e para pas takimit të djeshëm. Do të ketë optimizëm në mënyrë që të respektohet kontrata me Bashkimin Evropian. Kriteret i kemi kryer, tash e 2 vite, jemi në pritje të panevojshme. E kam theksuar qartë se është ndëshkim për qytetarët e Kosovës. Dua të shpresoj se mesazhet që i kemi dërguar atje do të merren seriozisht për të na dhënë mbështetje edhe më konkrete e më të prekshme që në një të ardhmet afërt të ndodh liberalizimi, në të kundërtën, do të ishte zhgënjim për ne e qytetarët.”, ka thënë Thaçi.

Sa i përket dialogut, presidenti tha që pozicioni i Kosovës në të dy prezantimet ka qenë i qartë.

Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë i pakushtëzuar, taksa duhet të mbetet në fuqi. Ishte një mesazh i qartë i kancelares gjermane dhe presidentit francez për shpejtueshmërinë e zgjedhjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim. Pozicioni i Kosovës është i qartë, Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte, por duhet përgjegjësi më e madhe edhe nga Bashkimi Evropian, duke vlerësuar edhe rolin e SHBA-së”, tha ai.

Presidenti tha që takimi i ardhshëm në korrik që do të mbahet në Paris, do të ketë dinamik të re./21Media