“Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë"

“Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet e ambasadorit Christoph Weidinger që do të jetë përfaqësuesi i ri i Republikës së Austrisë në Prishtinë.

Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij.

“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh presidenti Thaçi për raportet me Austrinë.

“Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ambasadori Weidinger u shpreh se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Austrisë dhe Kosovës.

Thaçi u shpreh se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtoi se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë./21Media