Sipas Thaçit, Franca partnere e rëndësishëme Kosovën

Sipas Thaçit, Franca partnere e rëndësishëme Kosovën

Presidenti i Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Francës, Marie Christine Butel, të cilës i uroj suksese në detyrën e re.

Thaçi ka shprehur mirënjohjen për kontributin e madh të shtetit të Francës nëpër të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Franca është një partner shumë i rëndësishëm për jetësimin e perspektives evropiane të Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që keni dhënë në dekadat e fundit”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, ambasadorja e re e Francës, Marie Christine Butel ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Francës për vazhdimin e thellimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas presidentit Thaçi, liria, pavarësia, shtetndërtimi, forcimi i demokracisë dhe i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës i ka rrënjët në mbështetjen e Francës dhe partnerëve tjerë perëndimor. /21Media