Thaçi: Prapa organizatës që plagosi Azem Vllasin qëndron Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Thaçi i thirrur në cilësinë e dëshmitarit për rastin “Syri i Popullit”

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se prapa kësaj organizata kriminale, qëndron Albin Kurti, Sadri Ramabaja dhe Glauk Konjufca.

Ai këto komente i ka bërë në seancën gjyqësore ndaj rastit “Syri i Popullit”, ku është ftuar si dëshmitar.

” Më herët kam pasur indikacione prej autoriteteve që prej nxitësve të miqve të Kosovës që kanë ardhur prej Serbisë ka pasur kanosje. Kanosje e vërtetë ka qenë prej organizatës “Syri i popullit”. Jam informuar prej autoriteteve shtetërore, prej mekanizmave, ditë më parë para se të ndodhte atentati ndaj Azem Vllasi. E kemi përjetu rëndë unë edhe familja ime. Po unë e njoh Sadri Ramabajën. Nuk e njoh Murat Jasharin, por kam dëgju për të. Mbrapa tij kësaj organizate qëndrojnë Sadria, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Për mua nuk ka qenë shqetësuese vlerësimi por kërcënimi dhe paralajmërimi për vrasje. Janë fjalë që i kam dëgjuar me veshët e mi, nga Glauk Konjufca në një seancë në kuvend, që këta njerëz duhet me i vra, dhe pastaj ka ndodhur rasti”, ka thënë Thaçi.

Derisa kameramanët nuk po lejohen të xhirojnë, gazetarët po kërkojnë aktvendimin me shkrim. Ndërsa, gjyqtarja ka thënë se nuk e ka.

Gjatë ditës kanë dëshmuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe deputeti i VV-së, Faton Topalli.

Back to top button