Takimi do të mbahet nga ora 09:00

Takimi do të mbahet nga ora 09:00

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot do ta presë në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Takimi do të mbahet në kabinetin e kreut të shtetit me fillim prej orës 09:00.

Ndryshe, Papadopoulou është diplomate e lartë greke me përvojë të gjerë në Ballkan, e cila ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.

Po ashtu, ajo ka shërbyer edhe si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, si dhe ka qenë drejtoreshë e përgjithshme për çështjet e BE-së në Ministrinë e Jashtme Greke gjatë presidencës greke të BE-së në vitin 2014.