Ambasadorja kroate tha se Kosova dhe Kroacia kanë shumë ura që i lidhin

Ambasadorja kroate tha se Kosova dhe Kroacia kanë shumë ura që i lidhin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim një delegacion të deputetëve të Parlamentit të Kroacisë, të shoqëruar nga ambasadorja kroate, Marija Kapitanović.

Thaçi ka falënderuar deputetët kroat për vizitën e tyre në Kosovë, duke falënderuar ata për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

“E çmoj miqësinë historike me Kroacinë. Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në çdo forum”, ka theksuar Hashim Thaçi.

Nga ana tjetër, ambasadorja kroate, Marija Kapitanović u shpreh se Kosova dhe Kroacia kanë shumë ura që i lidhin, e më e vlefshmja janë komunitetet respektive, ai shqiptar në Kroaci dhe ai kroat në Kosovë.

Në fund, i pari i Kosovës ka theksuar se do të angazhohet për avancim të përfaqësimit të komunitetit kroat në institucionet e Kosovës./21Media