Thaçi u shpreh se nuk ka ndarje në vija etnike, por në rregullimin e kufirit

Thaçi u shpreh se nuk ka ndarje në vija etnike, por në rregullimin e kufirit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe një herë është deklaruar rreth çështjes së kufirit, me ç’rast kohëve të fundit është shprehur se do të ketë korigjim të kufinjve.

Presidenti Thaçi sot është shprehur se nuk ka ndarje të Kosovës në vija etnike, por në njohje reciproke.

“Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: nuk ka ndarje përgjatë vijave etnike, por po në rregullimin e kufirit dhe njohjen reciproke”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje së fundmi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është shprehur se në asnjë rrethanë ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e Dialogut./21Media