Thaçi: Puna më e mbarë sot nderimi dhe respekti i luftëtarëve

Thaçi fillon ditën me homazhe te shtatorja e Zahirit, varri i ish-presidentit Rugova, varri i ish-veprimtarit të shquar të çështjeve kombëtare, Adem Demaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e parë pas formimit te Ushtrisë bëri homazhe tek shtatorja e komandantit, Zahir Pajaziti, me ç’rast tha se puna më e mbarë sot është nderimi dhe respekti i bashkëluftëtarëve dhe luftëtarëve të lirisë, komandantit prej të parve të UÇK-së, Zahir Pajazitit.

Thaçi u shpreh se vendimi i djeshëm për formimin e ushtrisë ishte historik, i rëndësishëm, por normal për një vend të pavarur.

“Sot është dita e parë e funksionimit të Ushtrisë së Kosovës. Dje ka qenë momenti historik, vendimi historik, i rëndësishëm, por edhe krejt normal dhe i zakonshëm për një vend të pavarur dhe sovran themelimi i ushtrisë së Kosovës. Puna ma e mare sot, në këtë ditë të parë është nderimi dhe respekti i bashkëluftëtarëve, i luftëtarëve të lirisë, komandantit prej të parve të Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës, Zahir Pajazitit. Jem së bashku sot këtu me bashkëluftëtarin dhe komandantinz. Rrustem Mustafa-Remin, deputetin për të nderuar dhe respektuar edhe një herë përkushtimin tonë se lufta dhe përpjekjet e dëshmorëve të lirisë, amaneti i tyre për objektiven e lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe ushtrisë po jetësohet”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi  bëri homazhe edhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe te varri i ish-veprimtarit të shquar të çështjeve kombëtare, Adem Demaçi. Presidentit pritet që sot homazhe të bëjë edhe tek kompleksi i Jasharajve në Prekaz.

Kuvendi i Kosovës dje me 107 vota pro ka miratuar shndërrimin e FSK-së në Ushtri. Paraprakisht janë miratuar edhe tri ligjet për FSK-në, ligji për Ministrinë e Mbrojtes, ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shndërrimin e FKS-së në Ushtri./21Media

Back to top button