Presidenti thotë se po punon për të iu mundësuar qytetarëve të drejtën e referendumit

Presidenti thotë se po punon për të iu mundësuar qytetarëve të drejtën e referendumit

Presidenti, Hashim Thaçi ka sqaruar edhe njëherë se çfarë nënkupton me çështjen e korrigjimit të kufijve. Sipas tij kjo është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës. Ai po ashtu ka ritheksuar se nuk ekziston ndonjë mundësi e ndarjes së Kosovës,

“Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.”, ka shkruar Thaçi.

Tutje ai ka shtuar se lidhur me këtë temë duhet tu lihet që të vendosin vet qytetarët, andaj ka propozuar që të iu mudësohet atyre referendumi.

Në një situatë të tillë, vërtetë që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve është kundërshtuar nga partitë politike opozitare, por edhe të një pjese të analistëve politik, duke e quajtur këtë ide të rrezikshme dhe që prek integritetin territorial të Kosovës./21Media