Sipas presidentit djalogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me marrëveshje

Sipas presidentit djalogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me marrëveshje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës që ia ka bërë fabrikës së plastikës “Kivo” në Kaçanik, ka thënë se Kosova ka vija të kuqe edhe në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ky proces duhet të përmbyllet me një marrëveshje historike, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, ku rezultat final do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia.

“Për shtetin e Kosovës ekziston vijë e kuqe e qartë, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshje përfundimtare, me marrëveshje finale, historike, të njohjes nga Serbia për shtetin e Kosovës. Asnjë marrëveshje tjetër nuk e ka ndonjë vlerë apo ndonjë marrëveshje e përkohshme eventuale që do të mund të ishte. Pra marrëveshja do të jetë finale dhe e njohjes reciproke”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti ka konfirmuar se më 18 korrik do të jetë takimi i radhës në Bruksel.