"Rasti konkret është thjesht çështje e sundimit të rendit dhe ligjit"

“Rasti konkret është thjesht çështje e sundimit të rendit dhe ligjit”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka liruar sot nga detyra e Këshilltarit Politik, Branislav Nikoliq.

Megjithatë,  Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës bën të ditur se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të Branislav Nikoliq në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media.

“Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e mediave për përfshirjen e mundshme z. Nikolic në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e presidences.

Sa i përket kësaj Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sot ka kërkuar që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë së Kosovës, kjo pasi sipas raportimit, në zyrën e Presidentit është punuar Branislav Nikoliq./21Media