Thaçi shpall zgjedhjet për Kryetar të Podujevës

Zgjedhjet në Podujevë më 15 mars

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës, bazuar në vendimin e presidentit, Hashim Thaçi, do të mbahen më 15 mars 2020.

Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës, në përputhje me vendimin e tij dhe ligjin në fuqi.

Po ashtu, në vendimin e presidentit Thaçi thuhet se në pajtim me nenin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës (GZ, Nr. 10, 03 prill 2019), Kuvendi i Komunës dhe ekzekutivi i Komunës së Podujevës nuk mund të marrë asnjë vendim lidhur me dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Podujeva shkon në zgjedhje pas emërimit të Agim Veliut në krye të Ministrisë së brendshme dhe administratës publike në Qeverinë Kurti./21Media

 

 

Back to top button