Takimi Thaçi-Mitchel

Takimi Thaçi-Mitchel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Presidentin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Derek Mitchel. Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit në zhvillimin e demokracisë.

“Tash kur NDI-ja i bënë 20 vjet prezencë në Kosovë, jemi mirënjohës për mbështetjen që keni dhënë në procesin e demokratizimit, të ndërtimit të institucioneve, në qeverisjen e mirë, në përfaqësimin dhe integrimin e komuniteteve dhe fuqizimin e gruas”, ka thënë ai.

Kreu i shtetit, po ashtu, e ka falënderuar presidentin Mitchel për kontributin përcaktues që ka dhënë NDI-ja në organizmin e javës së gruas, fuqizimin e rolit të saj në shoqëri dhe pjesëmarrjen aktive në vendimmarrje.

Nga ana tjetër, Presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Derek Mitchel, ka theksuar se NDI-ja do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën, me mbështetje të veçantë për Kuvendin e Kosovës dhe shoqërinë civile.

Thaçi e ka falënderuar presidentin e NDI-së për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave demokratike në Kosovë./21Media