Thaçi: Shpresoj që  gjetën diçka interesante në historinë time dhe të Kosovës

Thaçi: Shpresoj që  gjetën diçka interesante në historinë time dhe të Kosovës

Libri biografi  “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger është promovuar sot në Londër.

Në promovimin e librit përveç autorëve të librit kanë marrë pjesë edhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.

Në këtë evenimet nuk ka munguar as personazhi mbi të cilin është shkruar libri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më këtë rast ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve.

“Shpresoj që ata gjetën diçka interesante në historinë time dhe historinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi ndër të tjera në fjalimin e tij.

Po ashtu presidentin gjatë promovimit të librit  e ka nderuar me një fjalë rasti ish-sekretari i NATO-s, lordi George Robertson.

Libri është publikuar në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe ka rreth 320 faqe.

Presidenti gjatë vizitës në Londër do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues shtetëror. Ai do të takohet me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin do të flasë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. /21Media

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi