Deklarohet Thaçi

Deklarohet Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka mirëpritur deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikan. Në një shkrim në Twitter, Thaçi ka deklaruar se duhet të shfrytëzohet ky momentum për njohje reciproke.

“Faleminderit Richard Grenellit, Matt Palmerit dhe Ambasadës amerikane në Kosovë për një deklaratë qetësuese të radhës. Duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe përkrahjen e SHBA-së për ta rifilluar dialogun dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për njohjen reciproke dhe anëtarësimin në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm drejt këtij qëllimi”, shkroi Thaçi./21Media